SHOWBIZ / E Premte 1 Prill 2022, 12:12

Mban postin e rëndësishëm, aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar që ka fituar një sërë çmimesh feston sot ditën e saj të lindjes. E njihni se kush është dhe sa vjeç mbush?

Një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar ka ditën e sotme ditëlindjen. Të gjithë e njohin, Zamira Kitën, që është edhe Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë. Zamira feston 59-vjetorin e lindjes.

Konsiderohet një nga aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës. Për Zamira Kita vazhdon të ruaj standardin e duhur të humorit shqiptar.

Ajo lindi në Korçë më 1 prill 1963, dhe ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura (sot Universiteti i Arteve) në vitin 1985. Që nga ai vit ka debutuar si aktore pranë teatrit “A.Z. Çajupi”, teatri që sot ajo drejton. Në fillim ka luajtur pranë trupës së estradës dhe më pas duke realizuar role në komedi e dramë. Janë të shumta bashkëpunimet me TVSH-në në koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri.

 

Në vitin 1997 fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit të zhvilluar në Tiranë. Ndër rolet e saj do të veçonim “Kohë për t‘u çmendur”, “Vello e bardhë”, “Pamje nga ura”, “Yllka” “Tifozet”, “Njerëz në rrymë”, etj.