SHOWBIZ / E Hënë 6 Prill 2026, 21:09

"Mateo nuk del në finale " Përplasje e fshehtë para dasmës: Selin kundër Mateos!”(Video)

Pak orë para dasmës së shumëpërfolur mes Mateos dhe Brikenës, një deklaratë e fortë nga Selin ka trazuar atmosferën në shtëpi dhe jashtë saj.

Gjatë një bisede me Rogertin, Selin është shprehur hapur se, sipas saj, Brikena aktualisht është më e fortë se Mateo në lojë, duke shtuar se nuk beson që Mateo do të arrijë deri në finale.

Kjo deklaratë ka ngritur shumë pikëpyetje mbi strategjinë dhe qëndrimin e saj ndaj çiftit.

Sipas analizës së saj, kjo bindje lidhet drejtpërdrejt me përballjet e fundit në nominime. Brikena arriti të mposhtë Selin në një nominim kokë më kokë, ndërsa me Mateon ndodhi e kundërta – ai ishte ndër të parët që shpëtoi nga eliminimi. Ky fakt duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e Selin për forcën e secilit banor.

A është kjo një analizë e ftohtë loje apo një strategji e fshehtë?

Shumë ndjekës mendojnë se Selin, në mënyrë indirekte, po favorizon Brikenën për finalen, duke qenë se e sheh si kundërshtare më të “menaxhueshme”, ndërsa Mateo mund të jetë një rrezik më i madh për fitore. Të tjerë e interpretojnë këtë si një shenjë pasigurie nga ana e saj, sidomos pas humbjes në nominim.

Ndërkohë, atmosfera bëhet edhe më e tensionuar pasi këto deklarata vijnë pikërisht në prag të një momenti emocional si dasma, duke e kthyer këtë event jo vetëm në festë, por edhe në një betejë të heshtur strategjish.

A po luan Selin një lojë të zgjuar apo po tregon frikë nga Mateo?

Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE