
Ish-konkurrenti i njohur i programit televiziv “Përputhen”, Andi Shehi, ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij.
Ai dhe partnerja e tij, Enki Nako, kanë organizuar një ceremoni mjaft të veçantë për të festuar lidhjen e tyre.
Dyshja ka zgjedhur të ndajë emocionet e kësaj dite të rëndësishme me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga vetë çifti, ceremonia është zhvilluar në një ambient të jashtëm shumë elegant, nën një hark të dekoruar me lule të bardha.
Një detaj mjaft i ëmbël i këtyre fotografive është edhe prania e djalit të tyre të vogël, i cili ka shoqëruar prindërit në këtë moment të paharrueshëm teksa shkëmbenin unazat.

Krahas imazheve të ndara në Instagram, Enki ka zgjedhur një mbishkrim të shkurtër për të shënuar këtë moment: “They said yes”.
Nga ana tjetër, Andi ka ndarë të njëjtin gëzim në profilin e tij, duke i ftuar ndjekësit të frymëzohen nga kjo ditë me fjalët: “Kjo është shenja që të duhet një ceremoni altari”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
