
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka ndarë me publikun historinë e saj personale duke prekur tema të ndjeshme si humbja familjare, izolimi gjatë pandemisë, një martesë e vështirë dhe sfidat me të cilat është përballur vajza e saj.
Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të vitit 2020 humbi babanë, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në kulmin e pandemisë COVID-19. Ajo e përshkroi momentin si një nga më të dhimbshmit e jetës së saj.
“Është një pamje që nuk e harroj dot. Edhe pse po bëhen gjashtë vjet, më vjen shpesh ndër mend dhe më dhemb shumë,” u shpreh Sako.
Hygerta zbuloi se për shkak të masave kufizuese, babai i saj u varros në praninë e vetëm 39 personave, çka e bëri dhimbjen edhe më të rëndë për familjen.
“Sinqerisht, mu duk sikur e humba babanë për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe mbeta e izoluar në shtëpi vetëm me mamin dhe vajzën,” tha ajo.
Pas rrëfimit për humbjen e të atit, Hygerta foli edhe për jetën e saj martesore, të cilën e përshkroi si një periudhë shumë të vështirë dhe emocionalisht të rënduar. Një nga momentet më prekëse të rrëfimit ishte ai kur foli për vajzën e saj, e cila kishte kaluar një periudhë të vështirë në shkollë për shkak të bullizmit. Hygerta tregoi se e kishte gjetur vajzën në gjendje të rënduar emocionale, një përvojë që e tronditi thellë si nënë.
Rrëfimi emocional u mbyll me një moment pozitiv, kur Hygerta u surprizua nga e bija, e cila hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për ta takuar, duke sjellë emocione të forta si për banoren, ashtu edhe për publikun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
