SHOWBIZ / E Diel 24 Maj 2026, 23:11

Mami dhe Babi do të duan çmendurisht ... Mes emocioneve, Sara Gjordeni konfirmon lajmin e bukur

Ka startuar java e parë e garës në sezonin e ri të “She’s on Top”.

Përtej prezantimit të konkurrenteve dhe nisjes së sfidave, vëmendjen kryesore e ka marrë moderatorja Sara Gjordeni, e cila ka ndarë me publikun një lajm të rëndësishëm personal.

Përpara se të niste sfilata e vajzave në skenë, Sara ka shfrytëzuar pak sekonda televizive për të konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me këngëtarin Bardhi.

Dyshja, që nisi historinë e dashurisë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, zgjeron kështu familjen sërish, pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Përveç lajmit të moderatores, emisioni ka zbuluar edhe strukturën e këtij edicioni:

Juria zyrtare: Vlerësimi i vajzave në garë këtë sezon i është besuar modeles Françeska Rustem dhe stilistit Niko Komani.

Të ftuarit e javës së parë: Në karriget e të ftuarve specialë për këtë episod të parë ishin këngëtarja Brikena Selmani dhe Mateo Borri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE