
Shpat Kasapi është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka ditur më së miri t’i rezistojë viteve dhe të ketë dashurinë e fansave si në fillimet e tij.
Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Nin” aty ku dhe ka zbuluar shifrën më të madhe të bakshishit që ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij.
Shpati rrëfeu se në një festë në Australi atij dhe këngëtares Valbona Mema i janë hedhur 50 mijë dollarë, shifër e cila duhet ta themi që është tepër e lartë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Shpati i dha fund beqarisë me të fejuarën e tij, Selvijen.
Ata preferuan që ta mbanin sekret të gjithë ceremoninë dhe për fansat kishin rezervuar thjesht disa foto të thjeshte pas ceremonisë, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku.
