
Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka qenë e mbushur me dinamika, debate të ashpra (shpesh jashtë kornizave) dhe thyerje rregullash ditët e fundit, dhe duket se “Vëllai i Madh” është bërë gati të marrë masa!
Moderatori i programit, Ledion Liço, ka ndezur kureshtjen e të gjithëve me postimin e tij të fundit në Instagram, duke paralajmëruar një spektakël të zjarrtë për mbrëmjen e nesërme.
Përmes një karuseli me foto, Ledioni i ftoi ndjekësit të bëhen gati për Prime-in me mbishkrimin e thjeshtë: “Shihemi nesër miq”. Por, ajo që ka “çmendur” fansat dhe ka ngritur një valë aludimesh ndodhet pikërisht në foton e fundit të galerisë.
Moderatori shfaqet në skenën e madhe duke mbajtur në duar objektin më të frikshëm për banorët: Zarfin e Zi!

Për t’i shtuar edhe më shumë dozat e misterit dhe tensionit, Ledioni ka zgjedhur një kolonë zanore mjaft domethënëse për postimin e tij: këngën “Anything Could Happen” (Çdo gjë mund të ndodhë) nga Ellie Goulding, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
