
Mjekët e urgjencës, infermierët dhe teknikët do të kenë trajtim më të lartë financiar.
Kështu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bën të ditur se nga muaji qershor mjekët e urgjencës do të trajtohen njësoj si mjekët specialistë, ndërsa shtesat në paga për shërbimet kritike dhe urgjencat rriten ndjeshëm.
Sipas MSHMS-së, mjekët do të marrin një shtesë prej 18,000 lekë/muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët 12,000 lekë/muaj më shumë për shërbime kritike.
Pagesa për turnet e urgjencës arrin deri në 3,200 lekë në ditët e festave.
Shtesa progresive për vjetërsi deri në 30 vite pune.
Ndërsa indeksim vjetor prej 2,5% synon ruajtjen e fuqisë blerëse.
Rritja e pagave në shëndetësi është një hap konkret për vlerësimin e bluzave të bardha.
Paketa e re e pagave për vitin 2026 synon përmirësimin e kushteve dhe motivimin e personelit shëndetësor, duke vlerësuar punën e tyre në shërbim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
