
Një deklaratë e bërë pak kohë më parë nga René Refo në podcast-in e saj po vazhdon të përflitet gjatë në rrjetet sociale.
René tregoi publikisht se aktori i njohur Laert Vasili i kishte dërguar një video +18 (intime) në mesazhet e saj private.
Ky gjest i papritur erdhi menjëherë pasi aktori kishte qenë i ftuar për një intervistë në po të njëjtin podcast.
René u shpreh e zhgënjyer dhe deklaroi prerë se që nga ai moment ka humbur çdo lloj respekti për të, duke shtuar se që prej asaj dite është përpjekur maksimalisht të shmangë çdo ambient apo vend të përbashkët ku mund të ndeshej me të.
Rreth kësaj situate të pakëndshme është pyetur së fundmi edhe nëna e Renesë, aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Julia Ilirjani.
E ftuar në një intervistë, Julia pranoi se ishte në dijeni të ngjarjes, por theksoi se ka zgjedhur të mos ndërhyjë, duke pasur besim të plotë te pjekuria e së bijës:
“Po, kam dijeni për këtë, por unë nuk futem në këto biseda sepse René është e rritur mjaftueshëm për t’i vendosur cakun njerëzve dhe për t’i treguar se si duhet të sillen me të.”
Më tej, Julia preferoi të mos zgjatej shumë te figura e aktorit, por la të kuptohet se ngjarje të tilla fatkeqësisht janë bërë të zakonshme në ditët e sotme:
“Shiko, nuk dua te flas për Laertin tani, por në këtë botë që po jetojmë mua nuk më çudit gjë me, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
