SHOWBIZ / E Hënë 28 Gusht 2023, 01:01

Kylie Jenner sfidon Kim Kardashian në biznes, projekti i saj i ri duket mjaft premtues

Jenner shiti 51% të Kylie Cosmetics tek Coty për 600 milionë dollarë, një kompani që aktualisht vlerësohet në 1.2 miliardë dollarë. Miliarderja 26-vjeçare punësoi Grede, të cilët janë përgjegjës për markën e Kim “Skims” dhe “Good American” të Khloé.

Një burim i afërt me miliarderen pohoi se: “Të gjitha vajzat secila kanë vizionin e tyre, ato frymëzojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën. Të gjitha janë kaq të ndryshme dhe të pavarura, por i japin njëra-tjetrës një sërë këshillash.”

Kylie Jenner filloi karrierën e saj në fushën e modës në vitin 2012 kur ajo dhe motra e saj Kendall  themeluan markën e tyre Kendall + Kylie ndërsa bashkëpunonin me PacSun.

Burimi shtoi gjithashtu se: “Kylie ka qenë gjithmonë në modë, dhe ajo po investon pasi gjithmonë ka pasur një vizion shumë të qartë.”

Ndërkohë, Kylie është imazhi i ri i syzeve dhe çantave Dolce & Gabbana dhe do të shfaqet në koleksionin e ardhshëm. Gjashtë muaj më parë, ajo arriti që të merrte të gjithë vëmendjen dhe u shfaq gjithashtu në titujt kryesorë të lajmeve anembanë botës pasi veshi një kokë luani në një sfilatë mode në Paris për Schiaparelli.