SHOWBIZ / E Enjte 19 Shkurt 2026, 00:12

Kush është gruaja që i rri në krah?” – flet për herë të parë partnerja e Rogertit

Për herë të parë që nga nisja e rrugëtimit të Rogertit në “Big Brother”, bashkëshortja e tij, Enxhi, ka vendosur të flasë publikisht për mënyrën se si po e përjeton gjithë këtë eksperiencë. E ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ajo ka ndarë mendimet e saj për lojën e partnerit, por edhe për komentet që kanë qarkulluar në rrjet.

Enxhi nuk i ka shmangur reagimet e publikut, përkundrazi, ka pranuar se në fillim komentet e shumta kanë ndikuar tek ajo. “Është komentuar shumë: kush është kjo grua që po i qëndron pranë këtij njeriu. Në fillim më ndikonin, sepse është e natyrshme. Por në fund të fundit, Rogerti është në një lojë dhe njerëzit nuk kursehen në komentet e tyre,” u shpreh ajo.

Megjithatë, me kalimin e kohës, ajo ka zgjedhur ta shohë situatën me më shumë qetësi dhe mirëkuptim. Sipas saj, Rogerti ka vendosur të jetë autentik në lojë, edhe pse kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t’u pranuar nga publiku. “Më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur të jetë ky model në Big Brother, sepse të jesh model i mirë është shumë e thjeshtë, të jesh ndryshe është e vështirë. E vërteta është e hidhur, por është e vërtetë,” tha Enxhi, duke shtuar se ai ka thënë disa të vërteta brenda shtëpisë, edhe pse jo të gjithë bien dakord me mënyrën si i shpreh.

Një tjetër pikë që ka marrë vëmendje është raporti i Rogertit me Juelën brenda shtëpisë. Por Enxhi ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, duke hequr çdo dyshim për xhelozi. “Për marrëdhënien e tij me Juelën nuk jam xheloze. E shoh si diçka të bukur mes miqsh,” u shpreh ajo.

Deklarata e saj vjen në një moment kur Rogerti është një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, ndërsa loja e tij vazhdon të ngjallë debat dhe reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE