
Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i vendosur banorët përballë pasqyrave të tyre.
Gjatë një bisede të qetë, fituesi i BBV2 e ka pyetur hapur Selinën se cili banor mendon ajo se do të triumfojë në këtë edicion dhe cilat janë arsyet.
Përgjigja e banores ka qenë e menjëhershme dhe plot vetëbesim. Ajo nuk ka hezituar të vetëshpallet fituese, duke përdorur nofkën me të cilën pëlqen të identifikohet.
“Unë mendoj që e fiton Big Brother-in… Selin the Queen,” është shprehur ajo.
Kur Luizi e ka pyetur se ku e ka gjetur këtë titull mbretëror, në bisedë ka ndërhyrë Tani. Me humor dhe ironi, Tani shprehet:
“E ka marrë, e vetëquajtur. Janë të gjithë të ashtuquajtur. Këtu e kanë vendosur dhe perandor. Ka dhe perandor këtu,” tha Tani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
