SHOWBIZ / E Hënë 25 Tetor 2021, 19:07

Ku shplodhet sot, Miriam Cani: Dikur u habisja, tani e kuptoj shprehjen e nënave

Të jesh një grua në karrierë, me biznes, angazhime të shumta jashtë shtëpisë dhe njëkohësisht të jesh edhe nënë e dy fëmijëve nuk është aq e lehtë.

Sidomos kur ata janë ende të vegjël, pa nisur shkollën kur bëhen disi më të zotët e vetes.

Këngëtarja e dashur, Miriam Cani ka ndarë një të vërtetë me ndjekësit e saj, kur shkruan se tashmë e di se çfarë do të thotë “të shkosh në punë për të pushuar”.

“Tani e kuptoj frazën që më habiste kur e dëgjoja nga nënat me fëmijë të vegjël: po iki të shplodhem pak tek puna”.

Ky i Miriamit është një konstatim që vlen, pasi nuk ka punë që mund ta lodhë dhe konsumojë një grua më shumë se puna brenda shtëpisë dhe rritja e fëmijëve të vegjël.

Ndaj bekuar qoftë puna jashtë shtëpie!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)