SHOWBIZ / E Hënë 11 Maj 2026, 13:01

Kostana dhe Zhaku "matt", zbulohet misioni sekret i tyre?

Hyrja e Kostana Moravës dhe Inida Gjatës (Zhakut) në “Ferma VIP” ka ndryshuar tërësisht dinamikat e shtëpisë.

Dy vajzat nuk kanë humbur aspak kohë për t’u ambientuar, por janë përfshirë menjëherë në qendër të lojës, duke krijuar situata dhe debate të forta që në ditët e para të qëndrimit të tyre.

Megjithatë, një detaj nuk u ka shpëtuar syrit të mprehtë të publikut: pjesa më e madhe e debateve dhe përplasjeve të dy banoreve të reja ka qenë e shënjestruar te një emër i vetëm, Sara Karaj.

Ky përqendrim i papritur ka ngritur dyshime të forta në rrjetet sociale se pas kësaj sjelljeje fshihet një “mision i fshehtë” i mirëmenduar.

Sipas aludimeve dhe komenteve të shumta të ndjekësve, Kostana dhe Zhaku mund të kenë hyrë në shtëpi me një objektiv të qartë: të faktorizojnë dhe të lartësojnë imazhin e Sarës në lojë.

Kjo teori vjen pasi, kohët e fundit, Sara ka pasur një rënie të dukshme në pëlqyeshmërinë e publikut. Përplasjet e vazhdueshme dhe “sulmet” nga hyrjet e reja mund të jenë një strategji e fshehtë për ta vendosur atë në pozicionin e viktimës dhe për ta rikthyer fuqishëm në vëmendjen e audiencës.

Këto dyshime për një axhendë të parapërgatitur janë përforcuar akoma më shumë nga veprimet e Zhakut. Ndonëse fillimisht u duk se ajo hyri në format si një mbështetëse e deklaruar e Mimoza Ahmetit, sjellja e saj brenda shtëpisë ka treguar krejt të kundërtën.

Zhaku jo vetëm që nuk e ka mbështetur, por e ka ironizuar dhe provokuar vazhdimisht Mozën. Rasti më flagrant ishte kur i solli në vëmendje dhe e thumboi me fjalën kuçkë – një situatë që shkaktoi debate të ashpra dhe solli eliminimin e Olës.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen këto dinamika dhe nëse Sara Karaj do të përfitojë vërtet nga kjo situatë “e nxehtë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE