SHOWBIZ / E Hënë 25 Maj 2026, 16:04

Konfirmohet rikthimi i Luiz Ejllit si moderator, ja cilin emision do të drejtojë

Luiz Ejlli pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë herë në një rol krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Burime pranë TCH bëjnë me dije se këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania” do të vijë si moderator i një programi të ri televiziv.

Madje, mësohet se kanë nisur edhe punimet për një studio të re dhe madhështore, e dedikuar për projektin që pritet të drejtohet nga Luizi

Deri më tani nuk janë zbuluar detaje rreth formatit apo datës së nisjes së emisionit, por rikthimi i Luizit në Top Channel ka ngjallur menjëherë interes dhe pritshmëri të larta te publiku, i cili duket se është gati ta shohë në një tjetër sfidë televizive, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE