SHOWBIZ / E Shtunë 6 Qershor 2026, 00:12

Komenti i Katy Perry-t për videon e Ivanka Trump mbi Sazanin ndez rrjetet

Një reagim i papritur nga Katy Perry është kthyer në një nga temat më të komentuara në internet gjatë orëve të fundit.

Gjithçka nisi pas publikimit të një videoje nga Ivanka Trump, ku ajo përmend ishullin e Sazanit dhe shprehet se e gjeti rastësisht, ndërsa refuzon ta përmendê Shqipërinë përgjatë gjithë intervistës.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale, duke nxitur diskutime dhe reagime të shumta.

Mes komenteve të shumta, ai i Katy Perry-t ishte ai që bëri më shumë bujë. Këngëtarja shkroi vetëm dy fjalë: “Delulu Island”, një shprehje që përdoret gjerësisht në kulturën e internetit për të ironizuar situata ose pretendime që perceptohen si larg realitetit.

Komenti i artistes u bë menjëherë viral, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe shpërndarje.

Shumë përdorues e interpretuan reagimin e saj si një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Ivanka Trump, ndërsa të tjerë e panë thjesht si një koment me nota humori, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE