
Numri i qytetarëve që dalin në shesh për të kundërshtuar projektin miliardësh në Zvërnec, pas të cilit raportohet se qëndron familja Trump, po njeh rritje nga dita në ditë.
Kauza për mbrojtjen e zonës ka bërë që disa nga personazhet më me ndikim në vend të thyejnë heshtjen dhe të përdorin platformat e tyre për sensibilizim qytetar.
Influencerja Gerta Shino ka qenë aktive që nga dita e parë, pavarësisht distancës nga Norvegjia ku jeton. Ajo ka përdorur rrjetet e saj sociale për të denoncuar punonjësit e sigurimit që ushtruan forcë në Zvërnec, si dhe për të koordinuar detajet e marshimeve.
Nga bota e medias, gazetarja Dalina Buzi ka ngritur vazhdimisht pyetje mbi prapaskenat e kësaj marrëveshjeje. I zëshëm po tregohet edhe gazetari Blendi Salaj, i cili e cilëson këtë lëvizje si thelbësore për të ardhmen e fëmijëve, ndërsa të njëjtin qëndrim po mban edhe aktivistja Zhaklin Lekatari.
Një tjetër emër i angazhuar është influencerja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Rizarta Hoxha, e cila po u bën thirrje të rinjve të gjeneratës Z që t’u bashkohen tubimeve.
Ndërkohë, gazetarja Fatma Haxhialiu ka qenë fizikisht e pranishme në shesh, ku mori fjalën për të mbajtur një fjalim përballë protestuesve. Mbështetje publike përmes platformave të tyre kanë dhënë edhe moderatorët Fjoralba Ponari e Isli Islami.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për CNN se ky është një investim historik dhe eko-miqësor për turizmin elitar. Ai hodhi poshtë akuzat për favore politike, duke u shprehur se sulmet ndaj projektit vijnë për shkak të konkurrencës së ashpër në Mesdhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
