
Pandemisë së Coronavirusit nuk i shpëtoi as këngëtarja, Jehona Sopi. Ajo madje rezultoi dy herë pozitive me virusin vde kjeprurës.

E ftuar në Prive, ajo rrëfeu eksperiencën e saj gjatë intervistës “5 datat”. Jehona ka treguar se ajo është infektuar dy herë me Covid-19, herën e parë ajo është infektuar në korrik të vitit 2020, ku bashkë me të ishin infektuar edhe bashkëshorti bashkë me vajzën e tyre Aria.
“Unë ndjehesha shumë mirë, nuk kisha ndonjë problem të madh për këtë arsye dyshova se ndoshta nuk jam fare e infektuar, bëra testin katër herë për ta vërtëtuar dhe kur më doli katër herë pozitiv atëherë më kapi paniku.
Fillova të stresohesha të kisha ankthë dhe bashkë me ankthin edhe pagjumësi, por pastaj e morra vetën dhe e tejkalova”- Kishte thënë Jehona.
