
Vetëm pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP”, miqësia mes Mimoza Ahmetit dhe DJ Bujakës u duk se mori fund pas një debati të fortë që surprizoi jo pak ndjekësit e formatit.
Në atë periudhë, Bujaka e akuzoi publikisht Mozën se kishte shkelur shoqërinë e tyre, ndërsa raporti mes dy prej personazheve më të afërt të fermës dukej i parikuperueshëm. Shumë fansa që kishin mbështetur miqësinë e tyre mbetën të zhgënjyer nga përplasja e fundit mes dyshes.
Por duket se gjithçka i përkiste vetëm tensioneve të lojës.
Vetëm një javë pas përfundimit të spektaklit, Moza dhe Bujaka kanë treguar se kanë lënë pas çdo keqkuptim. Dyshja janë ritakuar jashtë fermës dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Mimoza Ahmeti ishte e pranishme në eventin e parë të organizuar nga DJ Bujaka pas përfundimit të “Ferma VIP”, duke treguar mbështetjen e saj për mikun e saj.
Ka qenë vetë Bujaka ai që ka ndarë momentin në Instagram, duke shkruar me humor: “Kush ka ardh te eventi i Bujakës”, ndërsa në video shfaqet edhe Moza mes të pranishmëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
