
Olta Gixhari dhe Sara Hoxha janë dy prej protagonisteve të filmit të Top Channel, "Në Kuadër të Dashurisë", ku luajnë rolin e dy motrave dhe nga ditët në xhirim që kanë kaluar bashkë, duket se një miqësi shumë e mirë ka lindur mes vajzave, cka e dëshmojnë në postimet në rrjetet sociale e në intervistat e ndryshme.
Megjithatë, duket se njerëzit janë kuriozë të dinë se si lindi miqësia dhe si u zhvillua kaq shumë në kaq pak kohë dhe për këtë Olta e ka një përgjigje. Në rubrikën "Ask me a Quesion" në Instagram, aktorja u pyet pikërsht për fituesen e "Dancing With the Stars" dhe shoqërinë mes tyre dhe Gixhari zbuloi se fëmijët e tyre janë një arsye e madhe pse janë bërë bashkë, duke ndarë edhe një foto shumë të bukur të Poem Blue dhe Amarit.
Përvec kësaj dhe faktit që Amari mesa duket e daska shumë Sarën, ka edhe arsye të tjera për miqësinë e tyre:
“Sara është nga njerëzit që ma kupton në ajër humorin. Qeshim shumë bashkë. Vdes Mai për Poin”
Mirë shoqëri, por mesa duket paskemi dhe krushqi të re në horizont! /News31
