
Duke parë reagimet e publikut, komentet në rrjetet sociale dhe batutat që po qarkullojnë masivisht online, një emër duket se po dallohet qartë nga të tjerët: Ilir Vrenozi.
Ai po vlerësohet si një personazh i lirshëm, natyral dhe aspak i sforcuar. Ndryshe nga shumë banorë të tjerë që duken se përpiqen me çdo kusht të krijojnë situata apo drama, Vrenozi po fiton simpatinë e publikut pikërisht sepse është vetvetja, pa filtra dhe pa skenar.
Nga ana tjetër, pjesa tjetër e kastit po perceptohet nga publiku si relativisht e dobët këtë sezon, duke e bërë këtë edicion të Big Brother VIP Albania të duket më i vështirë dhe më pak dinamik krahasuar me vitet e kaluara.
Megjithatë, është ende herët për të nxjerrë përfundime përfundimtare. Loja sapo ka nisur dhe gjithçka mund të ndryshojë në javët në vazhdim, me surpriza, konflikte dhe kthesa të papritura.
Mbetet për t’u parë nëse Ilir Vrenozi do ta ruajë këtë mbështetje deri në fund, apo nëse loja do të marrë një drejtim krejt tjetër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
