
Një 51-vjeçar është arrestuar në Romë, pasi dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe më pas ka fshehur trupin brenda një dollapi në apartamentin ku ajo jetonte.
Zbulimi u bë pasi të afërmit e 71-vjeçares, të shqetësuar se nuk po arrinin të komunikonin me të, kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve. Familjarët kishin ngritur alarmin edhe për shkak të marrëdhënies konfliktuale mes gruas dhe djalit të saj.
Sipas raportimeve të mediave italiane, nënë e bir kishin debate të shpeshta. Një nga pistat që po verifikohet është se konfliktet lidheshin me kërkesat e vazhdueshme të 51-vjeçarit për para, të cilat dyshohet se i përdorte për të blerë lëndë narkotike.
Karabinierët shkuan në banesën e gruas, një apartament që ndodhej në katin e 14-të të një ndërtese në Romë. Gjatë kontrollit, ata bënë zbulimin e rëndë: trupi i 71-vjeçares ishte futur në një dollap.
Viktima kishte një qese të vendosur rreth kokës, ndërsa në fytyrë u konstatuan shenja dëmtimesh. Këto elemente ngritën menjëherë dyshimet se vdekja nuk kishte ardhur për shkaqe aksidentale.
I biri tentoi fillimisht t’u jepte hetuesve një shpjegim tjetër. Ai pretendoi se e ëma ishte rrëzuar dhe kishte goditur kokën, ndërsa më pas ai kishte vendosur trupin e saj në dollap gjatë natës.
Rrëfimi i 51-vjeçarit nuk u konsiderua bindës nga autoritetet. Pas marrjes në pyetje dhe verifikimeve të kryera në apartament, ai u ndalua si i dyshuari kryesor dhe më pas u arrestua për vrasjen e nënës.
Hetuesit po punojnë për të rindërtuar orët e fundit të jetës së 71-vjeçares dhe për të përcaktuar mënyrën se si ajo ka humbur jetën. Pritet që hetimet e mëtejshme të sqarojnë edhe motivin e konfliktit që dyshohet se përfundoi me krimin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
