
Një 28-vjeçare është dënuar me gjashtë vite burg në Skoci, pasi u shpall fajtore për vdekjen e vajzës së saj vetëm tre muajshe, të cilën e ekspozoi për një periudhë të gjatë ndaj temperaturave të larta me anë të një tharëseje flokësh.
Courtney Gartsor u shpall fajtore për vrasje pa dashje, pas një gjyqi të zhvilluar në Gjykatën e Lartë në Aberdeen në korrikun e kaluar.
Ngjarja ndodhi në shtator 2023, në një banesë në Peterhead, Aberdeenshire. Shërbimet e emergjencës u thirrën në banesë, por foshnja, Dalia-Rose, kishte ndërruar jetë.
Po nxitonte të çonte vajzën drejt spitalit të Durrësit, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në mes të rrugës
Sipas të dhënave të bëra publike gjatë gjyqit, foshnja kishte pësuar djegie të rënda në rreth 18% të sipërfaqes së trupit, përfshirë edhe kokën.
Gjykatësi: “Një çështje jashtëzakonisht tronditëse”
Gjatë shpalljes së dënimit në Gjykatën e Lartë të Edinburgut, gjyqtari Simon Collins e cilësoi çështjen si “jashtëzakonisht tronditëse dhe të dhimbshme”, duke e përshkruar atë si një ngjarje “tragjike dhe të tmerrshme”.
Gartsor e ndoqi seancën përmes videolidhjes. Gjatë procesit, ajo qau dhe fshiu vazhdimisht lotët.
Gjyqtari deklaroi se 28-vjeçarja do të duhet të jetojë gjatë gjithë jetës me dijeninë se ishte përgjegjëse për vdekjen e vajzës së saj.
Avokati i saj, Murray Macara, tha se Gartsor nuk kujtonte të kishte përdorur tharësen e flokëve. Ai shtoi se nuk mund të jepte një shpjegim “logjik ose bindës” për përdorimin e pajisjes, duke hedhur si mundësi që foshnja mund të kishte pasur ftohtë dhe nëna të ishte përpjekur ta ngrohte.
Foshnja kishte djegie në 18% të trupit
Gjatë gjyqit u bë e ditur se Dalia-Rose kishte pësuar djegie të rënda në 18% të trupit, përfshirë kokën. Për shkak të natyrës së rëndë të dëmtimeve, juria nuk pa fotografitë e plagëve të foshnjës.
Gjykata mësoi gjithashtu se Gartsor kishte konsumuar alkool përpara ngjarjes.
Në gjykatë u dëgjua edhe regjistrimi i telefonatës së 28-vjeçares me shërbimet e emergjencës. Ajo kishte deklaruar se fëmija ishte bërë “vjollcë”, ndërsa vetë kishte qenë në gjumë.
Hetimet zbuluan gjithashtu gjurmë të ADN-së së foshnjës në tharësen e flokëve.
Megjithatë, eksperti i djegieve, Dr. Timothy Burge, dëshmoi se, sipas vlerësimit të tij, dëmtimet termike nuk kishin shkaktuar vdekjen e foshnjës. Ai deklaroi se foshnja “mund të kishte qenë tashmë e vdekur”.
Edhe mbrojtja kishte argumentuar se Dalia-Rose mund të kishte ndërruar jetë përpara se të pësonte djegiet.
Juria, megjithatë, arriti në një vendim unanim fajësie pas pak më shumë se një ore diskutimesh.
Gartsor u shpall fajtore se, ndërsa vajza ishte tërësisht nën kujdesin e saj, e kishte ekspozuar në mënyrë të fajshme dhe të pakujdesshme ndaj nxehtësisë së pajisjes.
“Fëmijët janë të pambrojtur dhe duhet të mbrohen”
Pas dënimit, inspektori James Callander tha se çështja kishte ndikuar thellë te të gjithë personat e përfshirë në hetim.
“Fëmijët janë të pambrojtur dhe duhet të mbrohen. Vdekja e çdo fëmije është veçanërisht e dhimbshme, por vdekja e një fëmije nga duart e një prindi është jashtëzakonisht tronditëse”, deklaroi ai.
Callander shtoi se detyra e autoriteteve ishte të zbardhnin rrethanat e vdekjes së Dalia-Rose dhe të çonin përgjegjësin përpara drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
