SHOWBIZ / E Premte 20 Shkurt 2026, 13:01

Ja çfarë zbuluan banorët pas përjashtimit të Kristit nga BBVA

Zgjimi i sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të hidhurit dhe më të papriturit.

Mbërritja e Zarfit të Zi dhe njoftimi i skualifikimit të Kristit ka tronditur banorët, duke i lënë të gjithë në pikëpyetje për atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Siç pamë nga reagimet, ishte Brikena ajo që lexoi vendimin e prerë të Vëllait të Madh: “Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet”.

Ajo e përjetoi rëndë dhe mes lotëve largimin e tij, duke qenë se Kristi ishte një ndër personat e saj më të afërt në shtëpi.

Ndonëse ende nuk kanë një informacion zyrtar, banorët kanë nisur menjëherë të lidhin pikat. Dyshimi i tyre kryesor është se Kristi ka përsëritur të njëjtin gabim fatal: tentativën për të kaluar murin rrethues, veprim ky që e kishte bërë edhe një herë tjetër më parë.

Gjatë një bisede në oborr, Selin u shpreh e bindur për shkeljen e rregullores: “Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prap atje.”

Nga ana tjetër, Juela zbuloi disa detaje të dyshimta nga sjellja e Kristit një ditë para largimit, duke lënë të kuptohet se ai ndoshta e kishte marrë vendimin: “Po bënte gati rrobat dje… Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë.”

Ndërsa Stenaldo shfaqej ende i tronditur, duke u shprehur se nuk arrinte ta kuptonte se çfarë po ndodhte.

E vërteta e plotë pritet të transmetohet të shtunën mbrëma gjatë spektaklit “Prime” në orën 21:00. Sa i përket vetë Kristit, ai ende nuk ka bërë asnjë deklaratë personale pas daljes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE