SHOWBIZ / E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 01:01

“Isha xheloze për vajzat e tjera!” Sara Hoxha zbulon për herë të parë kompleksin e saj

Sara Hoxha brenda një kohe të shkurtër është kthyer në një blogere shumë të dashur shqiptare duke

numëruar kështu qindra mijëra ndjekës. Ajo ndan në Instagram momente nga përditshmëria e saj,

stili i jetës, Poem, Ledri e shumë të tjera.

E së fundmi ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit ku u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve.

Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe “kompleksin e saj” më të madh që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë. Flokët e hollë!

“Kam flokë të drejtë dhe të hollë. E kam vuajtur këtë gjatë gjithë jetës, duke u bërë xheloze për vajzat me flokë të gjatë. Por është kjo që është dhe mundohem ta bëjë më të mirën”, ka thënë ajo. 

Po ashtu, një ndjekëse i ka shkruar se kohë e fundit duket e trishtuar. Gjë e cila është mohuar nga Sara që shkruan se thjesht nuk ka patur kohë për të postuar.