SHOWBIZ / E Hënë 1 Shkurt 2021, 12:12

Infektohet me COVID-19 moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Isli Islami zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

Moderatori Isli Islami ka njoftuar mëngjesin e sotëm se është infektuar me COVID-19 edhe kolegia e tij, Ori Nebiaj.


Gjatë një bisede që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Isli tha gjithashtu se Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte.


Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid, Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli.