SHOWBIZ / E Diel 24 Maj 2026, 16:04

Iliri përjashtohet nesër nga gara? Dalin pamjet e plota: Ofendon mjaft rëndë Mimoza Ahmetin

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Akili, ka nxitur diskutime mbi të ardhmen e balerinit Ilir Shaqiri në garë.

Në pamjet e publikuara, dëgjohet vazhdimi i përplasjes verbale pranë pishinës mes tij dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti, ku tonet dhe fjalori i përdorur kanë kaluar rregullat e etikës së programit.

Në pjesën e re të materialit, Iliri i drejtohet Mozës me një gjuhë të ashpër dhe paralajmëruese për ditët në vijim: “Hajde mu ofro nesër prapë… Ta fus mu te gropa. Ça bir k*rve. Qelbësirë femër. Ta tregoj unë ty atë”.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që në rrjet të aludohet për një thyerje të rëndë të rregullores së formatit sa i përket ofendimeve dhe sjelljes ndaj banorëve të tjerë.

Ndjekësit e spektaklit kanë kërkuar masa penalizuese, duke pritur nëse produksioni do të marrë një vendim për përjashtimin e tij apo nëse situata do të kaloje me një paralajmërim gjatë mbrëmjes së nesërme të spektaklit live, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE