
Arnold Damazeti ka reaguar publikisht pas interesit të vazhdueshëm të ndjekësve lidhur me raportin e tij me Katerinën dhe shtatzëninë që u bë publike disa muaj më parë.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të shumta që ka marrë në rrjetet sociale, duke folur për herë të parë rreth kërkesës për test atësie.
Përmes një videoje, Arnoldi deklaroi se kishte kërkuar prej muajsh kryerjen e testit të ADN-së, por sipas tij kjo nuk ishte pranuar nga Katerina.
“Unë këtë ADN-në ia kam kërkuar para tre, katër muajve por nuk ka pranuar”, u shpreh ai.
Arnoldi tha se ka qenë vetë ai që ka kërkuar sqarimin e situatës përmes kësaj procedure, ndërsa shtoi se refuzimi i saj ka ngritur më shumë pikëpyetje për të.
Deklarata e tij vjen në një moment kur historia mes dy ish-protagonistëve të formatit vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Pak muaj më parë, lajmi për shtatzëninë e Katerinës riktheu në vëmendje marrëdhënien e tyre, e cila ishte shoqëruar me debate dhe përplasje të shumta.
Me reagimin e fundit, Arnoldi ka bërë të ditur versionin e tij të ngjarjeve, duke theksuar se kërkesa për test atësie është bërë prej kohësh dhe se deri tani nuk ka pasur dakordësi për realizimin e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
