
Tensionet e forta që shpërthyen në “Ferma Vip” pas incidentit me gjuhë të papërshtatshme kanë sjellë sot një tjetër vendim drastik. Publiku ka vendosur që Fabjola të largohet nga gara, pas një televotimi masiv që u mbyll me shpalljen e rezultatit nga moderatorja Arbana Osmani.
Fabjola ishte në televotim që prej ditës së martë, pasi Agai mori vendimin për ta penalizuar, pas sjelljes së saj dhe fjalës ofenduese që i drejtoi moderatores në transmetim live. Episodi i javës së kaluar, ku ajo e cilësoi Arbana Osmanin me fjalor fyes, shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe u konsiderua si shkelje e rëndë e etikës televizive.
Pas shpalljes së rezultatit, Fabjola pranoi vendimin e publikut duke thënë:
“Vendim i drejtë. Unë nuk ja dola të jepja gjënë e bukur. Kanë bërë gjënë e duhur. Faleminderit për votat.”
Ky reagim vjen si pranim i përgjegjësisë për sjelljen e saj dhe një mbyllje e kapitullit të saj në këtë reality show, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
