
Podcasti i Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, po dhuron vazhdimisht momente që kthehen në kryefjalën e rrjeteve sociale.
Por episodi i fundit ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme, dhe shkaku për këtë ka qenë pikërisht një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar: Luiz Ejlli!
E ftuara e radhës në këtë intervistë ishte këngëtarja e njohur Samanta Karavella. Mes rrëfimeve të shumta për karrierën dhe jetën e saj, biseda u ndal te fillimet e saj në muzikë, konkretisht te spektakli i famshëm i talenteve “Ethet e së premtes mbrëma”.
Në një moment, Arbana ndërhyn me një pyetje kurioze: “Me kë ke qenë te ‘Ethet’ ti?”
Samanta pa hezituar i përgjigjet: “Me Luiz Ejllin.”
Këtu ka ardhur edhe reagimi epik dhe mjaft i sinqertë i moderatores. E surprizuar nga ky fakt, Arbana u shpreh me një buzëqeshje: “Uuu, me mbretin! Me Luizin ke qenë ti… okej!”
Kjo frazë e Arbanës ka mjaftuar që fragmenti i videos të shpërndahet me shpejtësi marramendëse në TikTok dhe Instagram.
Ky vlerësim spontan dhe etiketimi i Luizit si “mbret” ka fituar edhe një herë zemrat e qindra mijëra mbështetësve të artistit shkodran, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive duke kujtuar dyshen ikonike të “BBV2”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
