SHOWBIZ / E Martë 23 Dhjetor 2025, 11:11

I FUNDIT/ Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

E pyetur nga gazetarët Xhaçka nuk dha asnjë koment, por mësohet se ajo është thirrur për hetimet mbi Portin e Limionit.

Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive.


Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE