SHOWBIZ / E Enjte 6 Prill 2023, 00:12

I dhanë fund lidhjes? Dj Geek çmend rrjetin me veprimin e fundit ndaj Dafina Zeqirit (FOTO)

Ashtu siç paralajmëruan, Dafina Zeqiri dhe Cricket publikuan bashkëpunimin e ri muzikor.

“Harroj” mban titullin bashkëpunimi i ri i të dy artistëve.

Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit të Dafina Zeqirit “Unë jam ajo”. Miq e suportues treguan mbështetje për këtë projekt, e një prej tyre ishte edhe ish-partneri, DjGeek.

Ai ka ndarë videon e postuar nga Dafina të këngës e përkrah saj shkruan: Out now

Kujtojmë se dyshja kanë qënë në lidhje romantike prej vitesh por kohët e fundit kanë vendosur t’i japin fund. Paralelisht, Daffi dhe Geek bashkëpunonin edhe në muzikë por kjo ka mbetur me pikëpyetje nëse do vijojnë sërish të punojnë bashkë.