
Ish-konkurrentja e Ferma VIP 2, Keisi Meshau, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë në rrjetet sociale.
Përmes një “story” në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur gjyshin e saj. Krahas një fotografie prekëse, ku shihet duke mbajtur dorën e tij në shtratin e spitalit, Keisi ka shkruar: “Pusho i qetë gjysh”.
Keisi, e njohur edhe si “Miss Keisi”, u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në “Ferma VIP 2”, ku arriti të fitojë zemrat e shumë ndjekësve falë natyrës së saj dhe dinamikave që solli në lojë.

Ajo ishte një nga konkurrentet më të spikatura të spektaklit, ndërsa rrugëtimi i saj në program përfundoi pas përjashtimit nga Agai. Megjithatë nuk u largua pa një moment emocionues, pasi mori një surprizë nga nëna e saj.
Gjatë qëndrimit në reality show, Keisi ndau edhe një histori personale prekëse, duke treguar se prindërit e saj ishin në prag divorci dhe se ajo përpiqej të ishte një urë lidhëse mes tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
