
Mes shumë artistëve që shprehën ngushëllimet dhe vlerësimin për Zef Dedën, mjeshtrin e madh të humorit që ndërroi jetë mëngjesin e së premtes, duke lënë një boshllëk tek të gjithë shqiptarët, është edhe Flor Mumajesi.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, këngëtari ndau me ndjekësit një pjesë të vogël të një kënge që erdhi fill pasi publikoi një video të aktorit të ndjerë, ku flet për popullin shqiptar.
“Të më duash ti si dje,
Do jetë vonë kur të mos jetoj”, janë vargjet që Flori zgjodhi për të ndarë me ne.
