
Krahas imazheve, këngëtarja ka shkruar disa fjalë të mbushura me mall dhe dashuri, të cilat kanë prekur zemrat e ndjekësve të saj.
“Sa mall kam për ty, engjëlli im babë”, ka qenë mesazhi i shkurtër, por tepër domethënës, me të cilin Leonora ka shprehur mungesën e madhe që ndien për të atin.
Edhe pse kanë kaluar 28 vite nga ndarja e tij nga jeta, artistja tregon se dhimbja dhe malli mbeten po aq të forta, ndërsa kujtimet për të vazhdojnë ta shoqërojnë në çdo etapë të jetës.
Publikimi i saj është shoqëruar me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi, duke vlerësuar lidhjen e veçantë që Leonora ka ruajtur gjithmonë me kujtimin e babait të saj.
Shumë prej tyre kanë lënë komente prekëse, duke theksuar se dashuria për prindërit nuk zbehet kurrë, pavarësisht kalimit të kohës.
Leonora Jakupi nuk është hera e parë që ndan me publikun kujtime për babanë e saj. Në momente të rëndësishme dhe përvjetorë të veçantë, ajo shpesh e kujton me fjalë plot emocion, duke treguar se figura e tij vazhdon të ketë një vend të pazëvendësueshëm në zemrën e saj.
Edhe këtë herë, artistja zgjodhi ta nderojë me një dedikim të sinqertë, i cili preku jo vetëm familjarët dhe miqtë e saj, por edhe mijëra ndjekës që e mbështesin prej vitesh./ORAinfo/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
