SHOWBIZ / E Enjte 6 Prill 2023, 00:12

Hoqën dorë nga sherri dhe ofendimet me njëra-tjetrën? Efi ‘hap zemrën’ me banorët: E kam xhan Kiarën...

Efi, gjatë një bisede me banorët, ka folur për raportin  e saj me Luizin dhe Kiarën.


Ajo ka thënë se Luizi ka zgjedhur t’i besoj njeriut që ka në krahë dhe për të nuk ka problem, për sa kohë e ka ndërgjegjen e pastër, për çdo gjë që ka ndodhur. Ajo shtoi që e ka shumë xhan Kiarën e mëparshme, e ndërsa Kiarën tani, nuk e njeh fare.

Kiara e akuzoi se Efi e ka përdorur imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë.