
Loredana Zefi ka vendosur të flasë pa doreza! Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, të mbajtur kryesisht për të mbrojtur vajzën e saj, Hanën, reperja ka rrëfyer detaje të padëgjuara rreth raportit të tensionuar me ish-partnerin, Mozzik.
Në një intervistë për programin e Arbana Osmanit, ajo pranoi se kënga e fundit e reperit ishte pika e vlimit që ndryshoi gjithçka.
Situata mori përmasa dramatike sapo u publikua projekti i ri i Mozzik.
Loredana tregoi se ndodhej në shtëpi kur pa videon dhe reagimi i saj ishte ashtu siç do të ishte për këdo që përballet me një surprizë të pakëndshme në rrjet.
“Hajmedet, wtf, shumë e rendë”, tregoi ajo se ishte mendimi i saj i parë. Reperja shtoi se kishte lexuar edhe komentet e ndjekësve, duke theksuar se një pjesë e madhe e publikut e kishte kryqëzuar këtë lëvizje të Mozzik, duke e cilësuar si një “no go”.
Përtej heshtjes publike, Loredana ka zgjedhur të marrë situatën në dorë duke e kontaktuar privatisht.
Ajo i ka shkruar drejtpërdrejt, duke i bërë të qartë se vajza e tyre ishte ndjerë shumë keq nga kjo ngjarje.
Kur i kërkoi llogari për publikimin e këngës në YouTube, Mozzik ishte justifikuar duke u shprehur se në fund të klipit kishte treguar respekt për nënën e fëmijës së tij.
Përgjigja e Loredanës ishte e prerë dhe me këmbë në tokë: një fëmijë nuk ka durimin ta dëgjojë këngën deri në fund, por fokusohet vetëm tek ato detaje që i bëjnë përshtypje.
Si një nënë mbrojtëse, ajo tregoi se i ka dhënë lirinë e plotë Hanës të vendosë vetë nëse dëshiron të komunikojë me të atin apo ta refuzojë, pasi kjo është e drejta e saj.
Gjatë bisedës, artistja vuri në dukje se kjo nuk është hera e parë që ish-partneri e ngacmon me projekte, por këtë radhë ishte e papranueshme për shkak të ndikimit tek vajza 7-vjeçare, e cila tashmë kupton rrethanat rreth saj.
“Mua më vjen shumë turp për çikën, por mosha e bën të veten”, deklaroi ajo, duke theksuar se pavarësisht provokimeve, fokusi i saj absolut mbetet mirëqenia e vajzës.
Mesa duket, kjo “telenovelë” mes dy reperëve është larg përfundimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
