SHOWBIZ / E Mërkurë 25 Shtator 2024, 10:10

Gwen Stefani për Dua Lipën: Sot u shoqërova me vajzën më të bukur në botë

Gwen Stefani ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqet me Dua Lipën. Këngëtarja 54-vjeçare dhe ylli britanik i popit janë fotografuar të buzëqeshura pranë njëra-tjetrës në prapaskenën e Festivalit të Muzikës iHeartRadio. Stefani kishte veshur një veshje të bardhë me thekë, ndërsa Lipa kishte veshur një fustan të zi me dekolte të thellë, të zbukuruar me kristale.

“Mbrëmë u shoqërova me vajzën më të bukur në botë të dua Dua”, ka shkruar ajo postimin.