
Gjesti ka vendosur të mos qëndrojë në heshtje përballë zhvillimeve dhe debateve të fundit që po prekin zonën e Zvërnecit.
Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po trajtohet kjo perlë e natyrës dhe trashëgimisë sonë.
Gjesti ka bërë të qartë se nuk është kundër investimeve apo zhvillimit në tërësi, por ka theksuar se asgjë nuk mund të bëhet në dëm të vlerave që nuk zëvendësohen më.
“Unë si Gjest, nuk munda të rri indiferent kur natyra, historia dhe identiteti vihen përballë interesave ekonomike. Zhvillimi është i nevojshëm, por ai duhet të ndërtohet me transparencë dhe me respekt për trashëgiminë që nuk zëvendësohet,” ka shkruar ai, duke vënë gishtin mbi nevojën për një ekuilibër mes ekonomisë dhe mjedisit

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka përcjellë një urim dhe një thirrje të fortë drejtuar vendimmarrësve, duke kërkuar që çdo hap i radhës të hidhet duke u konsultuar me njerëzit dhe duke respektuar tokën. “Uroj që çdo vendim për Zvërnecin të merret me përgjegjësi, me dëgjimin e qytetarëve dhe me respekt për natyrën,” përfundon ai mesazhin e tij, të cilin e ka shoqëruar edhe me një emoji të një zemre të kuqe, duke treguar lidhjen e tij të fortë shpirtërore me këtë çështje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
