SHOWBIZ / E Hënë 8 Korrik 2024, 22:10

Gjendet e vdekur në banesë aktorja nga Kosova, shkaqet mbeten ende të pazbuluara

Drita Duraku, aktorja e njohur e humorit nga Kosova, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.

Ngjarjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime. Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për këtë rast.

Ajo njihet më së shumti për rolin e “Nuses së Gostivarit”.

“Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve të saj Pusho në paqe artiste! Një jetë qeshëm me humorin tënd! Sot po qajmë! Zoti të mëshiroftë në atë botë!”