SHOWBIZ / E Diel 29 Shtator 2024, 12:12

Gigi Buffon dhe gazetarja D’Amico drejt altarit, si nisi historia e dashurisë e 48-vjeçarit dhe prishja e martesës

Dasma e Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico do të festohet me një ceremoni private në zonën Lucca, në një vilë të mrekullueshme të shekullit të gjashtëmbëdhjetë me pamje nga një panoramë e mrekullueshme e kodrave.

Një festë e vogël me vetëm disa miq të ngushtë të pranishëm. Gjithmonë i matur dhe i vëmendshëm ndaj privatësisë, ish-futbollisti dhe gazetarja nuk ndryshuan linjë as për ditën e “Po”-së.



Për të drejtuar ceremoninë u zgjodh Françeska Fogar (shkrimtare, gazetare dhe prezantuese), mike e nuses dhe dhëndrit. Dëshmitarë të Buffon do të jenë Alessandro Nesta, Paolo Luchi dhe Gianluca Baccarini.