
Në mes të dinamikave të forta dhe debateve të shumta që kanë përfshirë shtëpinë e “Big Brother VIP”, banorët kanë marrë një moment frymëmarrjeje dhe mbështetjeje përmes platformës “Big Love”.
Një nga mesazhet që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë ai drejtuar Rogertit, i cili duket se ka ardhur nga ish-banorja, Gerta Gixhari.
Mesazhi vlerësonte lojën e tij të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, duke e motivuar të vazhdojë përpara.
Në mesazhin e shfaqur në ekranin e madh të shtëpisë shkruhej: “Rogert je më i miri! Po e shkund atë shtëpi me personazhin që ke zgjedhur… Për mua je fituesi!”.
Këto fjalë i kanë dhënë një gëzim të madh Rogertit, i cili e ka pritur me buzëqeshje dhe ka dërguar falenderimet e tij drejtpërdrejt nga ekrani.
Duke dyshuar se pas këtij mesazhi fshihet pikërisht Gerta Gixhari, ai u shpreh para banorëve të tjerë: “Në qoftë se je ajo Gerta që njoh unë, respekte Gerta Gixharit, puç!”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
