SHOWBIZ / E Hënë 31 Korrik 2023, 14:02

Genc Fuga në “luftë për jetën”, këto janë VIP-at shqiptarë që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë financiare

Lajmi për Genc Fugën trishtoi publikun e gjerë shqiptar.

Aktori i njohur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru.

 Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani ka kërkuar ndihmë nëpërmjet një llogarie në GoFundMe ku shuma e kërkuar është siguruar në kohë rekord.

 Koleg e personazh publik kanë dhënë gjithashtu ndihmën e tyre monetare, ku nuk kanë nguruar të shfaqin edhe emrat e tyre krah shumës së dhuruar.

Kjo ka bërë që edhe në këtë rast interesi publik të jetë i lartë.