SHOWBIZ / E Diel 26 Nëntor 2023, 02:02

FOTO/ “Na ke ndryshuar botën”- Fifi publikon për herë të parë portretin e të voglit të saj në 7 mujorin e lindjes së djalit

Këngëtarja shqiptare Filoreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjetet sociale portretin familjar, ku dhe ka prezantuar për herë të parë të birin, Theo Mal.

Djali i saj dhe i Adis Patushit mbush sot 7 muajsh. Këngëtarja ka realizuar me këtë rast dhe në prag të festave të fundvitit, një set fotografik ku kanë dalë më se të lumtur me të voglin e tyre.

“7 muaj me ty sot THEO MAL ! Na ke ndryshuar boten e ta kuptojmë dashurinë akoma me shume”, shkruan këngëtarja.

Çifti janë bërë prindër për herë të parë, në prill të këtij viti. Fifi dhe Adisi u bën çift vitin e kaluar pas përfundimit të Big Brother Vip ku Fifi ishte konkurrente bashkë me kushëririn e Adisit, Kledin.

Duket se ai u bë shkak për njohjen e tyre e cila u kurorëzua me një lidhje të bukur dashurie. Adisi është baba edhe nga martesa e tij e parë me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë.