SHOWBIZ / E Martë 26 Janar 2021, 18:06

Festë në familjen Gjebrea, Ana feston ditëlindjen (FOTO)

 

Anëtarja më e vogël e familjes Gjebrea, Ana feston sot ditëlindjen e saj.

Në këtë ditë të veçantë për bukuroshen e vogël nuk kishte sesi të mungonin urimet e shumta, dhe sidomos ai i vëllait të madh, Jonit.

Joni është shprehur me fjalë zemre për ‘dashurinë  e tij’ siç e quan ai Anën. 

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime vogël”, shkruan ai në postimin e tij, ku shihet i përqafuar krahas motrës.

Këtë foto e ka ripostuar në llogarinë e tij edhe producenti Ardit Gjebrea, i cili ka zgjedhur ta urojë kështu të voglën, duke shpërndarë foton e fëmijëve të tij.

Arditi është tepër i lidhur me të bijën dhe këtë e tregon shpesh në rrjete sociale.