SHOWBIZ / E Hënë 24 Gusht 2026, 16:04

Fejohet këngëtari i njohur Bes Kallaku? Publikon foton që po bën xhiron e rrjetit

Një detaj në postimin e fundit të Bes Kallakut ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur pikëpyetje nëse aktori dhe këngëtari mund të ketë hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e tij sentimentale.Besi ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke u lutur përpara një kryqi. Përtej mesazhit fetar të postimit, në sy bie unaza që ai mban në gisht, detaj që ka nxitur menjëherë aludime për një fejesë apo martesë të mundshme.

Edhe elementët e tjerë të postimit kanë shtuar pikëpyetjet. Fotografia është shoqëruar me këngën “Happiest Year” të Jaymes Young, ku ndër të tjera dëgjohet një varg që përkthehet:

“Faleminderit për vitin më të lumtur të jetës sime”.Vetë Kallaku është treguar shumë më i shkurtër në përshkrimin e fotografisë, duke shkruar vetëm: “Faleminderit Zot”.Postimi vjen në një periudhë kur Besi nuk e ka fshehur më lidhjen me partneren e tij, Ejona. Në janar, ai zbuloi se kishte bërë tatuazh emrin e saj, së bashku me datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”.

Më pas, gjatë një koncerti, Kallaku foli hapur për rëndësinë që Ejona kishte marrë në jetën e tij. Ai tregoi se, pas një periudhe kur i kishte humbur buzëqeshja, ajo kishte qenë personi që ia kishte rikthyer, duke e mbyllur deklaratën me një dedikim të drejtpërdrejtë: “Ejona, të dua!”Megjithëse Besi ka ndarë edhe fotografi pranë saj, çifti ka zgjedhur ta mbajë një pjesë të marrëdhënies larg vëmendjes publike. Identiteti i plotë dhe fytyra e Ejonës nuk janë ekspozuar prej tij.

Pikërisht për këtë arsye, unaza në gisht, mesazhi “Faleminderit Zot” dhe kënga e zgjedhur kanë bërë që postimi i fundit të interpretohet si një sinjal se marrëdhënia mund të ketë kaluar në një tjetër fazë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE