Pasi bëri namin së fundmi duke folur për martesën e tij dhe marrëdhënien me Chiara Ferragni, Fedez ka kaluar një mbrëmje romantike së bashku me modelen e re franceze Garance Authiè, me të cilën tashmë duket zyrtarisht i lidhur.
Pas fotove të para të të dyve të realizuara gjatë 'Grand Prix' në Monte Carlo, tashmë është e qartë se të dy janë çift dhe kanë qenë vetë ata që kanë lënë të kuptohet, duke vendosur të luajnë me ndjekësit (dhe me shtypin ) përmes profileve të tyre sociale.
Fansat më të vëmendshëm, në fakt, vunë re duart e një vajze në Instagram Stories të Fedez-it të xhiruar në apartamentin e tij të ri, pa përmendur që vajza kishte të njëjtin manikyr dhe të njëjtat unaza me të cilat Garance shfaqej në një foto në profilin e saj.
Garance Authié, e lindur në vitin 2004, filloi modelimin që në fëmijëri, me një karrierë të shkëlqyer që së fundmi e pa atë në disa shfaqje mode në të njëjtën kohë me Festivalin e Filmit në Kanë.
Nuk është e qartë se si u kryqëzua rruga e saj me atë të Fedezit.