Rrjetet sociale janë treguesi më i mirë sesi ecën karriera e personazheve të dala nga “reality show”. Tashmë që u bënë disa muaj që “Big Brother” ka përfunduar, edhe fama e shumicës së ish-banorëve është venitur, fakt ky që tregohet nga shifrat e “Instagram”-it.
“Top Albania Radio” ka bërë një përmbledhje të 10 personazheve dhe performancës së tyre në “Instagram” përgjatë kësaj jave.
Në vend të fundit për këtë javë është këngëtarja Nita Latifi. Ajo ka humbur 2 mijë ndjekës, nga 141K tashmë ka 139K. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes. Së fundmi ajo nuk ka qenë shumë aktive, por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku u ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur sërish 1 mijë ndjekës. Duket se ish-banorja është larguar njëherë e mirë nga ekrani, por edhe daljet e saj në “Instagram” kanë qenë të rralla, duke u reflektuar edhe në shifra.
Jori Delli ka qenë pa diskutim një nga personazhet më të përfolur të “BBV 2”, edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron 529K.
Dea Mishel ka qenë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Si blogere, Dea është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, duke treguar shumë nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Dea ka postuar në “Instagram” disa foto, ku ka treguar maskimin e saj për këtë “Halloween”, teksa shfaqet e veshur si shtrigë, ndërsa të shumta ishin komentet negative nga ndjekësit e saj, të cilët e cilësuan atë si të tillë. Dea ka humbur 1 mijë ndjekës këtë javë.
Vendi i gjashtë për këtë javë shkon për Ronaldo Sharkën, duke humbur 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 207K. Të premten e kaluar ai u eliminua nga “Dancing With The Stars”, duke e përfunduar kështu rrugëtimin e tij.
Në ndryshim nga java e kaluar, ku Olta Gixhari ishte “kokë më kokë” me Kiara Titon për vendin e parë në “Social Top 5”, këtë herë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës. Shkak për këtë mendohet të jetë bërë pikërisht përplasja e fortë me Ronaldon, që duket se fansat e kanë “ndëshkuar”.
Armaldo Kllogjeri renditet në vend të katërt për këtë javë. Këtë herë, ai nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 121K.
Keisi Medini nuk ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale apo me projekte të reja kohët e fundit. Këtë javë ajo po ashtu nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve.
Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP” po njësoj si javën e kaluar, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 614K.
Në vend të parë për këtë javë renditet sërish Kiara Tito. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare dhe tashmë numëron 776K.
Kohët e fundit vazhdon të përflitet goxha në rrjet se ajo është në pritje të ëmbël dhe madje, disa burime kanë konfirmuar se fëmija që do të vijë në jetë është vajzë.