SHOWBIZ / E Diel 7 Maj 2023, 23:11

Çfarë ndodhi me Sabianin? Këngëtari digjet në fytyrë vetëm pak para finales

Duke u shkëputur pak nga ceremonia e martesës së Luziit dhe Kairës, finalja e big Brother Vip të ndalemi pak te një tjetër video që po bën namin në rrjet.

Në videon e publikuar shihet Sabiani teksa po bën grim para fillimit të spektaklit të mbrëmshëm dhe ajo që vëmë re është se fytyra e këngëtarit është e djegur.

Si duket Sabiani ka qëndruar më shumë sec duhet në diell dhe as kremi që vajzat po i vendosnin s’po i bëne punë për të rregulluar fytyrën e tij para fillimit të finales së madhe.

Në video dëgjohen edhe ish-banorët e tjerë teksa bëjnë shaka me fytyrën e Sabianit, ku ky i fundit i thotë se ka qenë në mal dhe është djegur.