
Situata në “Big Brother VIP Albania 5” ka eskaluar në nivele alarmante, duke detyruar familjen e banorit Mal Retkoceri të ndërhyjë zyrtarisht.
Përmes një letre publike drejtuar produksionit, ata kanë shprehur indinjatën e thellë ndaj sjelljes së banorit Rogert Sterkaj, duke e akuzuar atë për bullizëm të pastër.
Sipas familjes, sulmet e Rogertit kanë kaluar çdo kufi të lojës, duke prekur traumat personale, identitetin dhe familjes së Malit.
“Sulmi ndaj familjes… nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër,” thuhet në letrën e tyre.
Familjarët i kanë bërë thirrje urgjente produksionit që të marrë përgjegjësi për të garantuar një ambient pa dhunë, duke kërkuar masa drastike për ngjarjet e datës 25 Janar 2026.
“Kërkojmë që Rogert Sterkaj të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese… Heshtja përballë dhunës e normalizon atë,” përfundon kërkesa e tyre e prerë, duke e vendosur Top Channel përballë një presioni të madh publik për të vepruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
